Понеделник - Недела 00 - 23:59Ч |Работи 24 часа+389 (02) 3147-325 |+389 70 233-090Мајка Тереза 17, Скопје

Hidrocefalusi

Hidrocefalusi është gjendja patologjike e trurit, me ç’rast ka sasi të shtuar të ujit (likfor) në tru, më saktë në hapësirat boshe të trurit të cilat quhen barkushe. Uji i tepërt i mbush barkushet dhe ushtron presion mbi pjesën tjetër të trurit. Kjo gjendje nëse nuk trajtohet me kohë është e rrezikshme për jetën.

Hidrocefalusi mund të shfaqet në çdo moshë. Te foshnjat, shpeshherë është për shkak të ndonjë anomalie të lindur, ndërsa te të moshuarit si rezultat i ndonjë tumori, gjakderdhjeje ose ndërlikimi pas operacionit.

Simptomat shpeshherë janë shenja që tregojnë rritjen e presionit intrakranial (presionit në brendësinë e kokës), ndërsa kjo shpeshherë fillon me të vjella të mëdha.

Te foshnjat, përveç të vjellave, vihet re edhe perimetri më i madh i kokës dhe fontanela e tendosur.

Te të rriturit, simptomat plotësohen edhe me nervozizëm, përgjumje, konfuzion, humbje të kontrollit të fshikëzës së urinës, kokëdhimbje, problemet me shikimin.

Diagnoza bëhet bazuar në fotografinë klinike dhe KTM-në.

Trajtimi i hidrocefalusit është operativ dhe ka nevojë nga vendosja e pompës që do të zvogëlojë sasinë e ujit.

Kur nevojitet të konsultohet mjeku dhe të dyshoni për hidrocefalusin?

Kjo është gjendje shumë serioze dhe kërkon diagnostikën dhe trajtimin në kohë, prandaj është më mirë të konsultohet mjeku nëse shfaqet ndonjë nga këto simptoma.

Dr. Jovana Petrushevska

Copyright by TrinityMedia.mk All rights reserved.