Trajtimi inovativ për epilepsinë farmakorezistente

ISHP Klinika Universitare e Neurokirurgjisë pranë QKU “Nënë Tereza” – Shkup, e prezanton metodën moderne dhe të dëshmuar për trajtimin e epilepsisë farmakorezistente – Vagus Nerve Stimulation (VNS) Therapy.
Kjo procedurë u prezantua në klinikën tonë pas trajnimit dhe edukimit profesional të kryer nga ana e Vlladimir Bashçareviqit, profesor i neurokirurgjisë në Qendrën Klinike në Republikën e Serbisë, i cili e udhëhoqi të gjithë programin e mentorimit dhe edukimit.
Pas përfundimit të trajnimit dhe përmbushjes së të gjitha parakushteve profesionale dhe teknike, terapia VNS është futur si një procedurë e rregullt dhe rutine në klinikën tonë në trajtimin e epilepsisë farmakorezistente.
Një ekip neurokirurgjik është i përfshirë në zbatimin e kësaj terapie moderne neuromoduluese, në bashkëpunim të ngushtë me ekipin multidisiplinar nga Klinika e Neurologjisë, në të cilin marrin pjesë: prof. dr. Emilija Cvetkovska dhe prof. dr. Bojan Boshkovski.
Me këtë, klinika jonë ka vendosur qasjen e integruar dhe moderne për mjekimin e pacientëve me epilepsi të vështirë të kontrolluar, në përputhje me standardet evropiane dhe botërore aktuale.

Çfarë është VNS Therapy?
Vagus Nerve Stimulation (VNS) Therapy është pajisja mjekësore e implantueshme që, nëpërmjet stimulimit elektrik të kontrolluar të nervit vagus të majtë, dërgon impulse në tru, me qëllim të modulimit të aktivitetit të trurit dhe kontrollit më të mirë të sulmeve epileptike.
Terapia zbatohet si trajtim adjuvant tek pacientët me forma fokale dhe të përgjithësuara farmakokrezistente të epilepsisë, tek të cilët terapia medikamentoze nuk ofron kontroll të kënaqshëm të sulmeve.
Si kryhet ndërhyrja?
Implantimi i sistemit VNS kryhet në anestezi të plotë (të përgjithshme) dhe është një procedurë kirurgjikale minimalisht invazive. Për të nevojitet instrumentariumi special dhe mikroskopi neurokirurgjik.
Sistemi përbëhet nga:
- puls-gjeneratori i vogël që vendoset nën lëkurë në pjesën e kraharorit;
- elektroda e hollë që lidhet me nervin vagus të majtë në qafë.
Kjo procedurë nuk është operacion në tru.

Qasja dhe ndjekja e personalizuar
Pas implantimit, pajisja aktivizohet dhe programohet individualisht sipas nevojave klinike të secilit pacient. Stimulimi fillon me parametrat më të ulët, të cilët përshtaten gradualisht me qëllim të arritjes së efektit terapeutik optimal dhe tolerancë të mirë.
Sistemet moderne VNS mundësojnë:
- stimulim automatik gjatë ndryshimeve fiziologjike që mund të paraprijnë në një sulm epileptik;
- evidencën e aktiviteteve dhe sulmeve;
- kontrollin shtesë manual nëpërmjet byzylykut magnetik, me të cilin pacienti mund të aktivizojë ose çaktivizojë përkohësisht stimulimin (në përputhje me udhëzimet e mjekut).
Përvoja dhe rezultatet tona
Bazuar në përvojën e deritanishme klinike tek pacientët me sistemet VNS të implantuara, vërehet:
- zvogëlimi i frekuencës dhe peshës së sulmeve epileptike;
- shërimi më i shpejtë dhe më i lehtë pas sulmit;
- funksionaliteti dhe kthimi më i mirë në aktivitetet e përditshme;
- kontrolli i përmirësuar i sulmeve përmes funksioneve automatike të pajisjes.
Me futjen e VNS Therapy, ISHP Klinika Universitare e Neurokirurgjisë vazhdon t’i ndjekë standardet më moderne botërore në trajtimin e epilepsisë, duke ofruar zgjidhje inovative, të sigurta dhe efikase me një qëllim të qartë – përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve.
