Mielopatia cervikale e shkaktuar nga kompleksi degjenerativ disk-osteofit

Ass. Dr. Bllagoj Shuntov.
Ju paraqesim rastin e një pacienti 56-vjeçar me të dhënat prej më shumë se dy vite simptomash progresive, të ndjekura nga çrregullimet e ecjes dhe ngurtësisë së ekstremiteteve të poshtme. Ekzaminimi neurologjik tregoi shenja të paralizës spastike të ekstremiteteve të poshtme dhe shenja të rritjes së reflekseve të muskujve dhe tetivëve, duke treguar përfshirjen e rrugëve të gjata në palcën kurrizore.
Fotografitë me rezonancë magnetike paraoperative treguan shenja të dëmtimit të një pjese të segmentit cervikal të palcës kurrizore në nivelin C5-C6 me kompresion të theksuar ventral të palcës kurrizore cervikale të shkaktuar nga kompleksi i madh dhe i fortë disk-osteofit.
Pacienti ishte trajtuar kirurgjikalisht me dekompresion dhe fuzion cervikal të përparmë (ACDF). Ndërhyrja përfshinte heqjen e plotë të kompleksit të osteofiteve dhe reseksionin e ligamentit të pasmë gjatësor (PLL), i cili arriti dekompresion të drejtpërdrejtë dhe të plotë të palcës kurrizore. Fluoroskopia intraoperative (rengeni intraoperativ) konfirmoi dekompresion përkatës dhe rikonstruksion të kënaqshëm të segmentit.
Operacioni ishte kryer duke përdorur një teknikë të saktë mikrokirurgjikale me ndihmën e mikroskopit neurokirurgjik dhe diseksionit të kujdesshëm anatomik.
Pas operacionit, pacienti u shërua pa vështirësi dhe është në gjendje të qëndrueshme të përgjithshme dhe neurologjike. Pas përfundimit të mjekimit spitalor, do të vijojë periudha e terapisë fizikale dhe rehabilitimit.
Rastet e tilla na kujtojnë se tek pacientët me mielopati cervikale progresive, dekompresimi në kohë dhe i plotë i palcës kurrizore mbetet faktori kryesor në përmirësimin e funksionit neurologjik dhe cilësisë së jetës.

