Me kënaqësi të veçantë ju kumtoj se brenda javës së kaluar në Klinikën e neurokirurgjisë në Shkup u sendërtua për herë të parë një operacion në tru me ndihmë të sistemit për stereotaksi

Me kënaqësi të veçantë ju kumtoj se brenda javës së kaluar në Klinikën e neurokirurgjisë në Shkup u sendërtua për herë të parë një operacion në tru me ndihmë të sistemit për stereotaksi (framed stereotactic brain biopsy).
Është kjo një ecuri minimale invazive që shfrytëzon një kornizë që vendoset në kokën e pacientit. Pastaj me përllogaritje të veçanta tredimenzionale përpilohet saktësisht vendi i intervenimit në brendësi të kokës dhe merret materiali për analizë.
Për të arritur deri te ky rezultat, paraprakisht u bënë përgaditje me ekip ekspertësh nga Brazili – Prof. Manoel Jacobsen Teixeira nga Universiteti Sao Paolo, si dhe Inxhinieri Z.ri Antonio Martos Calvo.
Ekipi I punës përbëhet nga Dr Robert Shumkovski, Dr Ivica Kocevski, Dr Lulzim Agai (neurokirurgë), si dhe Dr Radmilla Pangovska (anesteziologe).
Falenderime të veçanta për:
– stafin e sallës operative të neurokirurgjisë, si dhe të repartit për përkrhahjen e kontinuar gjatë procesit të punës;
– Z.njën Dragana nga firma Aksij Pro për organizimin e ardhjes së mysafirëve nga Brazili dhe suportin e shkëlqyer teknik;
– Klinikën e Radiologjisë për mbështetjen e pakursyer dhe të durueshme gjatë procesit të organizimit të punës.
Kjo metodë ofron në të ardhmen mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e neurokirurgjisë funksionale dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme neurodegjenerative për të cilat pacientët orientohen për mjekime të shtrenjta jashtë shtetit.